Kosova
Thaçi për herë të katërt i shkruan Kurtit, i kërkon emrin e mandatarit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar edhe letrën e katërt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë ta dërgojë emrin e mandatarit për ta formuar qeverinë.
Thaçi i ka thënë se në letrat e kaluar nuk e keni dërguar emrin e mandatarit dhe mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i shkruan Thaci Kurtit.
Presidenti Thaci edhe njëherë i kërkoi Kurtit në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.
“Prandaj, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”, i shkruan Thaci Kurtit.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?














