Lajme
Thaçi: Raporti i Dick Marty-t, përpjekje për të rishkruar historinë
EUobserver: “Për ‘Shtëpinë e Verdhë’ kam dëgjuar nga shtypi i verdhë i Beogradit dhe nga libri i Carla del Pontes”, thotë Thaçi
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për trafikimin e organeve i vlerëson si një përpjekje për të rishkruar historinë.
“UÇK-ja luftoi për çlirimin e vendit. Gjithë bota e di kush ka bërë gjenocid. Raporti i Dick Martyt ka për qëllim ta kriminalizojë luftën për liri, po ashtu ta dëmtojë imazhin e Kosovës për t’i penguar njohjet, ta dëmtojë imazhin e Shqipërisë dhe dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, ky pamflet është një sulm edhe kundër SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe OKB-së, etj.
Thaçi ka përsëritur se do të përdorë të gjitha masat ligjore dhe politike kundër kësaj shpifjeje.
“Unë kam kërkuar sqarim, sepse ne, si shtet në Kosovë, ne populli i Kosovës nuk kemi asgjë për të fshehur dhe kjo çështje duhet të sqarohet”, ka thënë Thaçi.
Sipas EUobserver, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri tani është njohur nga 73 vende të OKB-së, përfshirë SHBA-në, 22 anëtaret e BE-së dhe Zvicra, por jo nga Serbia, Kina apo Rusia.
“Një dialog i BE-së i ndërmjetësuar në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështje problematike, siç është statusi i pjesës së mbizotëruar nga serbët e Kosovës, pritet të fillojë në shkurt”, shkruan EUobsrever.
EUobserve ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe Carla Del Ponten, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, dhe Dick Marty-n. Por, asnjëri prej tyre nuk kishin pranuar të komentojnë akuzat e tyre për trafikimin e organeve.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












