Lajme
Thaçi rikonfirmohet lider i PDK-së
Në Konventë gjatë votimit kanë marrë pjesë 719 delegatë, ndërsa vetëm njëri ka votuar kundër Hashim Thaçit
Me vetëm një votë kundër, delegatët e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës kanë rizgjedhur Hashim Thaçin kryetar të PDK-së. Thaçi mori mandatin për ta drejtuar partinë më të madhe parlamentare të Kosovës edhe për një mandat katër vjeçar.
Në garën për lider partie, Hashim Thaçi nuk pati asnjë kundërkandidat, ndërsa njeriu i vetëm që kishte shprehur interesim për kryetar, Fatmir Limaj ka më shumë se dy muaj që gjendet në paraburgim, i akuzuar për krime lufte.
Në vazhdim të seancës së dytë të Konventës, Thaçi kërkuar nga delegatët që votimi për kryetar të bëhet me votë të fshehtë dhe jo me aklamacion. Mirëpo kryesia punës e drejtuar nga Hajredin Kuçi, refuzoi këtë kërkesë dhe vendosi që votimi të bëhet me aklamacion.
Në Konventë gjatë votimit kanë marrë pjesë 719 delegatë, ndërsa vetëm njëri ka votuar kundër Hashim Thaçit. Ky i fundit, ndërkaq ka falënderuar ata për besimin e dhënë, ndërsa ka garantuar se gjatë katër viteve të ardhshme PDK do të konsolidohet dhe do të mbaj primatin e partive politike.
Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit zgjedhor nuk kanë marrë pjesë tre zërat më të theksuar të partisë, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj dheHydajet Hyseni.
Sekretari i derisotëm i partisë Jakup Krasniqi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të PDK-së, sepse partia ka humbur ekuilibrin demokratik, duke u shndërruar në parti “të shefit”. Për të bindur Krasniqin që të shkoj në Konventë është angazhuar Kadri Veseli, por edhe përpjekja e tij ka qenë e kotë.
Kryeministri Thaçi në hapjen e punimeve të seancës foli për zhvillimet demokratike, për konsolidimin e shtetit dhe për perspektiven evropiane të vendit. Ai tha se shteti i Kosovës për 5 vjet pavarësi është njohur nga 100 shtete dhe i është qartësuar rruga e integrimit në BE dhe NATO.
“Ne kemi filluar qeverisjen me rrugët me baltë. Tani kemi një nga sistemet më të zhvilluara rrugore në rajon. Infrastrukturë moderne me mbi 1500 km. Po përfundojmë punimet në afat rekord në ndërtimin e autostradës më moderne në rajon, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Thaçi.
Po ashtu kryeministri foli edhe për proceset e rëndësishme kombëtare,për të cilat një pjesë të madhe të meritave i mori për vete. “Mos harroni se vetëm pesë javë pasi që jemi votuar për të udhëhequr vendin, Kosova shpalli pavarësinë e saj”, ka rikujtuar Thaçi të pranishmit në Kuvend.
“Ne nuk jemi perfekt, por jemi më të mirët në skenën politike të Kosovës”, ka shtuar ai, duke rikujtuara po ashtu se Kosova do të jetë gardian i të drejtave të shqiptarëve, kudo që janë, në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Ndryshe e veçanta e kësaj Konvente është se në garën zgjedhore ka hyre edhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli i cili pritet të jetë nënkryetar i Partisë, ndërsa Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për kryetar partie. PDK është themeluar në vitin 1999, ndërsa nga viti2008 ka dalë partia më e madhe në Kosovë.
Delegatët janë duke votuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, nga i cili më pas do të dalë Kryesia e partisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? Një fjalë e re e mundshme po hyn në leksikun zviceran – Zexit. I referohet idesë... -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër












