Kosova
Thaçi: Serbia në takim u shfaq me diskurs arrogant
Presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë u diskutua brenda takimit mes tij dhe Aleksandër Vuçiq në praninë e Frederica Mogherinit.
“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiq ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejte i një marrëveshje të balancuar që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, janë gjëra të rëndësishme të mëdha këto që e kemi para nesh ditët e javëve të ardhshme”, tha Thaçi.
Ai tregoi se beteja e Kosovës është në Bruksel përballë Serbisë.
“Nuk mund të flas me ditë javë apo muaj por koha po kalon, afatizimi për arritjen e marrëveshjes po afrohet, mendoj se në Kosovë duhet të mblidhemi dhe të ballafaqohemi bashk me Serbinë që të mos humbin në skenën politike, ne betejën e kemi këtu përball Serbisë. Askush nuk duhet ti frikësohet ballafaqimit me Serbinë”, shtoi ai.
Sipas tij “pozicioni i palës kosovare është i qartë, dialogu nuk ka alternativë, alternativa tjera janë izolimi konfrontimi dhe zërat nacionalist të destabilititetit, prandaj Kosova do të jetë në përputhshmëri të shtetit të shqiptarëve, Beogradi nuk ka nevojë ti frikësohet dialogut Kosova do të jetë e përgjegjshme edhe në dialog edhe në veprimet e saja, nëse Beogradi ka menduar se do ta ketë lehtë me palën kosovare ka gabuar, argumentet tona nuk duhet ta lëkundin Beogradin”.
Gjithashtu Thaçi u pyet edhe për një takim të mundshëm të tij dhe Vuçiqit në Paris.
“Një takim i tillë dhe i veçantë mes Kosovës dhe Serbisë në Paris nuk është i planifikuar. Do të kemi pjesëmarrje në takime të ndryshme botërore si shtete të pavarura”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














