Kosova
Thaci shpreh bindje për njohjen e Kosovës nga Serbia
Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi flet para mediave foli për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para gazetarëve është shprehur i bindur në lidhje me rezultatin final të fazës së fundit të dialogut Kosovë- Serbi ku po bisedojnë presidentët e dy vendeve.
“Tani për tani është arritur vetëm korniza e marrëveshjes. Ajo që dihet është se marrëveshja do të jetë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligues për të gjitha palët. Marrëshja do të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Në fund të procesit duhet të ndodhë njohja reciproke, përndrushe këto negociata do të ishin krejt të pakuptimta”, tha Thaçi.
Po ashtu Thaçi bëri thirrje për unitet vendor të partive politike lidhur me këtë dialog duke premtuar po ashtu transparencë të plotë.
“Motiv për të dialogun mbetet dëshira që qytetarëve tu ofrojmë paqe dhe të ardhme të sigurtë. Në javët dhe muajt e ardhshëm do të diskutohet substanca e marrëveshjes përfundimtare. Është jashtëzakonisht inkurajues fakti që partitë politike janë duke diskutuar Të gjitha partitë janë për dialogun dhe do të jetë një periudhë që duhet të gjithë të marrim përgjegjësitë. Vulën përfundimtare do ta jep Kuvendi”, tha Thaçi.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











