Lajme
Thaçi u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në zgjedhje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Thaçi, nëpërmjet Facebook-ut, të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bën thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e sotme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.
“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”, ka shkruar ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













