Lajme
Thellohet kriza, bien të hyrat për 15 milionë
Sipas ekspertëve të ekonomisë, nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimor, viti do të përmbyllet me 36 milionë euro më pak vetëm nga doganat
Një grup ekspertësh të ekonomisë që mblidhen rreth partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë konsideruar një rëni të theksuar nga të hyrat doganore këtë vit. Sipas tyre, për gjashtë muaj, doganat kanë inkasuar 15 milionë euro më pak se sa plani.
“Deri në qershor, Doganat kanë mbledhur 15 milion euro më pak të hyra krahasuar me planin. Me këtë ritëm, viti do të përmbyllet me 36 milion euro më pak vetëm nga doganat. Këto të dhëna dokumentojnë qartë se kriza po thellohet”, thuhet në një deklaratë lëshuar nga LDK.
Ekspertët e kësaj partie vlerësojnë se Kosova po funksionon sikur nuk ka qeveri.
“Asnjë mbledhje qeverie apo e ministrive të resorëve ekonomik nuk po e adreson këtë çështje. Dikasteret qeveritare janë paralizuar dhe në plot raste zyrtarët nuk deklarohen fare me arsyetimin se ministrat janë në pushime”, konsideron ekspertët e ekonomisë.
Sipas tyre, Kosovës i duhet urgjentisht një plan për përballimin e krizës, ndërsa qeveria aktuale dhe partitë që përbëjnë koalicionin i akuzon për mashtrime.
Ndryshe, kriza financiare që ka përfshirë vendet më të fuqishme ekonomike, ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë. Derisa kjo e fundit gjatë gjithë këtyre viteve ka shënuar ngritje buxhetore e ekonomike, sivjet duket se kriza po ndihet më të madhe në gjitha fushat
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












