Kosova
Themelimi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare
Eurodeputeti austriak: Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës
Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria,, Lukas Mandl, vlerësoi se themelimi i kësaj shoqate është më rëndësi për dy vendet, Kosovën dhe Austrinë.
Ai tha se populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës.
Mandl falënderoi shoqërinë civile, e cila tha se ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve, derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.
”Kosova ka orientim drejt Evropës”, ka thënë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, teksa në Prishtinë po mbahet ceremonia e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ngjarje po merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, aktorë të tjerë politikë, ambasadorë të huaj, deputetë austriakë e përfaqësues të shteteve të tjera.
Teksa po mbahet kjo ngjarje, eurodeputeti austriak tha se tha se Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës.
Mandl po ashtu falënderoi shoqërinë civile, që sipas tij, ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve, derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e falënderoi Austrinë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.
“Shteti i Kosovës është bërë edhe në sajë te ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj sikurse edhe Austria. Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet me rreziqe të shumta nga sistemet hegjemoniste, është e rëndësishme që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik shërben si bazë për miqësitë afatgjate. Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër, aq edhe e çmueshme. Austria është shteti mik që na ka dalë në ndihmë vazhdimisht, ndaj themelimi i Shoqatës së miqësisë është një domosdoshmëri”, ka thënë Osmani.
Në këtë ngjarje ka folur dhe kryeministri Albin Kurti, duke shprehur mirënjohje për Austrinë për investimet në Kosovë.
“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para dhe pas pavarësisë, duke ofruar ndihmën e saj në një sërë fushash. Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës. Austria ka qenë një avokate e Kosovës në skenën ndërkombëtare duke na mbështetur për t’u integruar”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











