Lajme
Themelohet Asociacioni i komunave shqiptare në Luginë
Deklaratën e miratua në mënyrë unanime, 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat shqiptare, përjashtuar këtu këshilltarët e PVD-së, partisë së Riza Halmit
Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të mbetura në Serbi, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë miratuar Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb. Ky asociacion ngeh paralele me asociacionin e Komunave serbe në Kosovës dhe vjen si masë reciprociteti.
Deklaratën e miratua në mënyrë unanime, 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat shqiptare, përjashtuar këtu këshilltarët e PVD-së, partisë së Riza Halmit, deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa këtë vendim e konsideroi historik për shqiptarët në Luginë, ndërsa pranoi se tri komunat shqiptare vazhdimisht janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Jonuz Musliu i cili gjatë vitit 2002-2001 udhëhoqi politikisht grupin gueril UÇPMB, tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij. Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.
Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.
Asociacioni i Komunave shqiptare në Serbi ka ardhur si masë reciprociteti me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përfaqësuesit nga Lugina kanë thënë se Asociacioni i Luginës ka marrë mbështetje edhe nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare.
Megjithatë lidershipi në Beograd nuk e ka pritur mirë këtë vendim të këshilltarëve shqiptarë. Sipas tyre, nuk shkojnë paralelisht dy çështjet, ajo e serbëve në veri dhe e shqiptarëve në Luginën e Preshevë. Madje derisa ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq përmend edhe përdorimin e focës në Luginë, kryeministri Aleksander Vuçiq thotë se “duhet vepruar me mençuri”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











