Tematike
Themelohet Instituti Zviceran për të Drejtat e Njeriut
Ai në të ardhmen do t`i japë rekomandime autoriteteve, shoqërisë civile ose edhe ndërmarrjeve si dhe të shërbejë si platformë për këmbimin e temave mbi të drejtat e njeriut
Këshilli Federal ka vendosur në mbledhjen e mbajtur sot që të themelojë një institucion të ri në nivel nacional për të drejtat e njeriut,
Qendra Profesionale Zvicerane për të Drejtat e Njeriut (SKMR) ka funksionuar dhe ka ofruar shërbimet e veta në fushën e të drejtave të njeriut që nga viti 2011. Federata porosit te SKMR-ja ekspertiza, studime ose manifestime sensibilizuese, për çfarë ka paguar rreth një milion franga në vit., thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Ndërkaq, një evaluim i realizuar së fundi ka ardhur në konstatimin se ekzistlon nevoja për shërbimet e tilla. Nisur nga kjo, Këshilli Federal ka vendosur që të zhvillojë më tutje qendrën profesionale në një institucion të nivelit nacional. Ai, ashtu sikurse edhe deri tash, duhet të jetë me bazë universitare.
Është parashikuar një financim bazë nga federata prej 1 milion frangash në vit, transmeton albinfo.ch. Ky financim do të munësonte që institucioni të aktivizohej dhe të trajtonte ato tema që i konsideron relevante për përmbushjen e mandatit të tij.
Ai në të ardhmen do t`i japë rekomandime autoriteteve, shoqërisë civile ose edhe ndërmarrjeve si dhe të shërbejë si platformë për këmbimin e temave mbi të drejtat e njeriut. Por, instituti në fjalë mund edhe të marrë porosi.
Këshilli Federal ka angazhuar Departamentin e Punëve të Jashtme (EDA) dhe atë të Drejtësisë dhe Policisë (EJPD) që deri në fund të qershorit 2017 të përpunojë një draft konsultimi.
SKMR qe themeluar në maj të vitit 2011 nga ministrja e atëhershme e punëve të jashtme, Michelibe Calmy-Rey. Ai ka qenë deri në fund të vitit 2015 i drejtuar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Walter Kälin nga Berna. Kälin konsiderohet baba shpirtëror i Këshillit të të Drejtave të Njeriut brenda OKB-së.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













