Lajme
Themeluesi dëshiron që Forumi Ekonomik Botëror të mbetet në Zvicër
Ai gjithashtu ka propozuar që toka ku ndodhet selia e fondacionit të WEF në Cologny pranë Gjenevës t’i transferohet shtetit, ndërsa fondacioni të ruajë të drejtën e përdorimit për gjithë jetën
Themeluesi i World Economic Forum, Klaus Schwab, ka deklaruar se dëshiron që forumi të vazhdojë të mbahet në Zvicër, duke theksuar se një platformë neutrale ka nevojë për një vend neutral si Zvicra.
Në një intervistë për gazetën Neue Zürcher Zeitung, Schwab tha se është e rëndësishme që forumi dhe fondacioni që ai themeloi të mbeten të lidhur me Zvicrën dhe me qëllimin e tyre fillestar, transmeton albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka propozuar që toka ku ndodhet selia e fondacionit të WEF në Cologny pranë Gjenevës t’i transferohet shtetit, ndërsa fondacioni të ruajë të drejtën e përdorimit për gjithë jetën.
Kjo, sipas tij, do ta mbronte pronën nga spekulimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Schwab shtoi se për të, Davos ka qenë gjithmonë simboli i një “fshati global”, ndaj mbetet vendi ideal për takimin vjetor të forumit ku mblidhen liderë politikë, ekonomikë dhe akademikë nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime









