Lajme
Thëniet më të bukura të popullit zviceran
Proverbat janë stolia e të folurit, dhe shpesh herë ndihmojnë njerëzit të përballen me situata të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Kur nisesh në rrugë – këshillohu me pleq, kur kthehesh në shtëpi – të rejat merri vesh nga fëmijët.
Nuk mjafton të jesh i mirë, duhet të jesh edhe me takt.
Të pasur apo të varfër, të fuqishëm apo të dobët, të gjithë janë horra dhe kopukë.
Zjarri të djeg kur je afër, ndërsa bukuria kur je larg.
Vdekja nxjerr në pah jo pak trashëgimtarë të këqinj.
Bukuria e vërtetë e një gruaje është të qenit modeste.
Duaje fqinjin tënd, por gardhin mos e rrëzo.
Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq është dera e ferrit.
Kur dashuria është e madhe, atëherë edhe grindja është e madhe.
Kur hamë pemë të ëmbla, do të ishte që me mirënjohje t’i kujtojmë ata që i mbollën.
Kur njeh sëmundjen tënde, njeh edhe atë tjetrin.
Kush qesh me të madhe, qan me të madhe.
Më shumë vlen të jetosh edhe me jetën më të mjerueshme, me familjen tënde, se të jetosh vetëm me bollëk.
Në dashuri konkurrenca nuk ka kuptim.
Në dashuri ndonjëherë fjalët nuk vlejnë, flasin sytë dhe shpirti.
Në dashuri, numri nëntë është çift.
Në dashuri njëmbëdhjetëshi është numër çift.
Ngjyra e verdhë e arit shpeshherë ia nxin shpirtin njeriut.
Për shtëpi zgjidh vendin, për lojën, shokun.
Pleqëria, ashtu si edhe fatkeqësia, nuk vjen e vetme.
Sëmundja vjen me dëngje dhe ikën me thërrime.
Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.
S’ka armiq të vegjël, por ka vetëm armiq.
Vdekja e llafazanëve fshihet në guhën e tyre.
Dashuria të zbukuron, inati të shëmton.
Derisa njeriu të ketë kokën mbi krahë, asgjë nuk është e humbur.
Elefanti vritet për dhëmbë fildishi, zogu për pendët.
Fati dhe talenti rrallëherë janë miq të mirë.
Gruaja e ndershme gjithmonë gjen përgjigje korrekte në pyetjet lajkatare për mashtruesit.
Ha shëllirë e turshi, por mendo për etjen që do të vijë.
Kur armiku vjen në shtëpi, atëhere edhe gratë duhet të luftojnë.
Fëmijët duaji me zemër, mirëpo edukoji me duar.
Armiku mundohet të të zbulojë të fshehtën tënde, miku të të ndreqë gabimin.
Armiku qesh kur ka marrë vesh të fshehtën tënde.
E vërteta është ajo që kalon pranë historisë dhe historia as që e vëren.
Edhe në qoftë se dera është hapur, mos hyr brenda pa leje.
Kush e fsheh gjarprin në xhep, e përgatit litarin për vete.
Njeriu i madh edhe hijen e ka të madhe, kurse harabelat, sido që të kërcejnë, hije të madhe nuk bëjnë.
Nëse një gënjeshtër në fillim të sjellë dobi, në fund ajo të sjellë dëm. Por nëse e vërteta në fillim të sjellë dëm, më vonë ajo do të dalë e dobishme.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore












