Shkurt.ch
Therë me thikë dhe lirohet nga akuza
Një zviceran nga Buchs-i në Zvicër, ka pasur shumë fat. Edhe pse gjatë festës “Dorf-Chilbi” në Buchs, e kishte therë në qafë një shqiptar nga Kosova, ai u lirua nga akuza për “përpjekje për vrasje” për shkak të vetmbrojtjes.
Ngjarja kishte ndodhur më 27 shtator 2008, ditë e shtunë, kur në atë kohë, ndihmës punëtori 18-vjeçar nga Buchs-i, kishte vizituar festën në fjalë së bashku me një shok tjetër. Rreth orës 20.00, ata u implikan në një zënkë me një grup tjetër të shqiptarëve nga Kosova.
Zvicerani i akuzuar kishte nxjerrë një thikë me të cilën kishte dashur t’i frikësojë kundërshtarët e vet dhe menjëherë pas kësaj kishte filluar të ikë, por pas 25 metrave, ai ishte zënë nga kosovari, i cili ka dashur ta rrahë. Gjatë kësaj, zvicerani papritmas e therë kosovarin në qafë. Pasi kosovari lëndohet rëndë dhe është dashur të operohet, autori i veprës largohet për në shtëpi dhe prej atje e lajmëron policinë.
Përderisa prokurori ka kërkuar dënim prej katër vitesh burg për veprën penale “përpjekje për vrasje” dhe “shkelje e Ligjit për armëmbajtje”, avokati mbrojtës është deklaruar për lirim nga akuzat.
Në ndërkohë, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm duke potencuar se kishte të bëjë me një kundërshtar më të fuqishëm. Që të dy palët u pajtuan se bëhet fjalë për një vetmbrojtje, por prokurorja Claudia Wiederkehr ka deklaruar se vetmbrojtja në këtë rast është tejkaluar.
Mbrojtësi Max Bleuler ka pasur një këndvështrim tjetër, duke thënë se shkaktimi i plagës nga klienti i vet nuk ka qenë cak i sulmit, por një formë e aryeshme e mbrojtjes.
Duke u mbështetur në një vendim të Gjykatës Federale, edhe Gjykata e Lartë vendos që i akuzuari të lirohet nga akuza “përpjekje për vrasje”, ndërsa për “shkelje e Ligjit për armëmabjtje”, zvicerani do të duhet të paguajë një shumë prej 100 frangash zvicerane, për 150 norma ditore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj








