Bota
Theresa May dhe mundësitë e një komploti kundër saj
Kryeministrja Theresa May mund të përballet me një komplot të ministrave me qëllimin për ta larguar atë dhe për pasojë kontrolli mbi procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europiani t’i kalojë Parlamentit.
Në një nga momentet më të rëndësishme për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore, politika britanike është përfshirë nga ethet. Rreth tre vjet që nga referendumi i vitit 2016 mbetet ende e paqartë se si dhe kur, apo nëse Brexit-i do të ndodhë ndonjëherë.
Ndërsa qindra-mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Londrës për të kërkuar një tjetër referendum për Brexit-in, zonja May ishte temë e gazetës britanike “The Sunday Times” që shkruante se disa nga ministrat kryesorë po përgatisin një “komplot” me qëllimin për ta larguar atë.
Gazeta citonte 11 ministra të lartë të paidentifikuar dhe shkruante se ata kishin rënë dakord që kryeministrja duhej të largohej, duke pohuar se ajo ishte kthyer në një figurë helmuese dhe e paparashikueshme dhe se gjykimi i saj “nuk po funksionte siç duhet”.
I pyetur lidhur me komentet e gazetës “The Sunday Times” dhe gazetave të tjera rreth komplotit, ministri i Financave, Philip Hammond, tha se nuk mendonte se vendi gjendej përballë një situate të tillë, shkruan Alsat, përcjell albinfo.ch.
“Ndryshimi i kryeministrit nuk do të na ndihmojë“, tha zoti Hammond, i cili shtoi se mënyra më e mirë për të bërë përpara do të ishte që Parlamenti të miratonte marrëveshjen e zonjës May. Por ai foli edhe mbi gjasat e mosmiratimit të propozimit të kryeministres dhe tha se Parlamenti duhet të përpiqet të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund këtij ngërçi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












