Shqipëria
Thirrja e Ambasadës: Mashtrimi përmes martesës është krim i rëndë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve kundër përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave.
Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thekson ambasada, transmeton albinfo.ch.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur” përfundon mesazhi i Ambasadës.
E-Diaspora
-
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit,... -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj
Jeta në Zvicër
-
Tirron Mamusha, i 22-ti mes mbi 10 mijë vrapuesve në Maratonën e Cyrihut Me kohën 1:12 në gjysmëmaratonë, ai shënon një rezultat elitar në një nga garat më konkurruese... -
Sa viza Shengen jep Zvicra dhe kujt i jep? -
Sistemi automatik i tarifave do të testohet në transportin publik zviceran -
Prof. dr. Florim Cuculi ligjëron për sëmundjet kardiovaskulare për komunitetin shqiptar në Lozanë -
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës












