Lajme
Thirrja nga Izraeli shpëton alpinistët në Ticino
“Rega” ka evakuuar një grup prej nëntë alpinistësh të premten në mbrëmje nga mali Corona di Redòrta në Ticino. Të rinjtë u befasuan nga moti i keq dhe rënia e temperaturës.
Të nëntë personat nga Izraeli dhanë alarmin rreth orës 17:00, përmes një pajisjeje satelitore të thirrjeve urgjente, u bë e ditur të shtunën nga organizata e shpëtimit.
Thirrja e tyre për ndihmë u përcoll në një qendër të thirrjeve urgjente në Izrael, e cila më pas kontaktoi qendrën operative të Rega, shkruan RTS.
Një fluturim i parë kërkimor i kryer nga ekuipazhi i Rega nga Locarno (TI) ishte i pasuksesshëm. Por, një nga alpinistët më vonë ishte në gjendje t’i përcillte një foto organizatës së shpëtimit, e cila ndihmoi në përcaktimin e vendndodhjes së saktë të grupit.
Me ndihmën e dy specialistëve nga Swiss Alpine Rescue dhe një helikopter shtesë nga Eliticino Tarmac, alpinistët më në fund mundën të transportoheshin në luginë. Ata nuk ishin lënduar, por në gjendje hipotermie, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











