Integrimi
Thuni festoi shqip me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës
Për rëndësinë e kësaj date historike të popullit shqiptar, foli dhe Valbona Fazliu Rrecaj, përfaqësuese nga Ambasada e Kosovës në Bernë
Për të 11-ten herë me radhë, u shënua dita e Pavarësisë së Kosovës me një program festiv dhe kulturor nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Thun dhe rrethinë. Nën patronazhin e Shoqatës Kulturore Shqiptare „Atdheu“ shënimi i kësaj date me rrëndësi të veçantë për shqiptarët filloi me himnin kombëtar, për të vazhduar më tej me disa fjalime të shkurtra nga përfaqësuesit diplomatik dhe ato vendorë.
Xhemshir Zenuni, njëherit kryetar i Shoqatës „Atdheu“ dhe një aktivist i palodhur i çështjes shqiptare në diasporë, falënderoi publikun për pjesëmarrjen në këtë festë, përfaqësuesit diplomatik dhe u shprehu i kënaqur që Shoqata „Atdheu“ për të 11 herë me radhë po shënon këtë datë historike, e cila është arritje e sakrificës së popullit shqiptarë.
Mes tjerash Zenuni tha se „deri te kjo datë, arritëm përmes sakrificave të mëdha që u dashtë të paguaj populli ynë. Gjithmonë do përkujtojmë sakrificën e tyre, me në krye komandantin legjendarë, Adem Jasharin. Formimi i Ushtrisë së Kosovës është dhe një arsye më shumë për të festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës“.
Për rëndësinë e kësaj date historike të popullit shqiptar, foli dhe Valbona Fazliu Rrecaj, përfaqësuese nga Ambasada e Kosovës në Bernë. Mes tjerash ajo potencoi dhe rolin e posaçëm që ka luajtur diaspora shqiptare në çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe njëkohësisht mbështetjen ndërkombëtare, që iu dha popullit të vuajtur kosovarë.
„Më lejoni që në emër të ambasadores së Kosovës, tju uroj për koncertin e organizuar dhe pavarësisë e Republikës së Kosovës. Si shtet i ri kemi shënuar shumë përparime në shumë fusha të ndryshme, por akoma na mbetet shumë për të bërë. Ajo që tani na gëzon më së shumti është Ushtria që tanimë populli jonë e gëzon“ – tha zonja Rrecaj.
„Nuk do të ishim këtu sot për të shënuar këtë përvjetor të Pavarësisë, pa kontributin dhe sakrificën e gjeneratave të tëra, pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht pa kontributin tuaj“ – nënvizoi përfaqësuesja e Ambasadës së Kosovës, Valbona Fazliu Rrecaj.
Zonja Rrecaj lavdëroi dhe statusin e shqiptarëve që kanë në Zvicër. Ajo veçoi arritjet e shqiptarëve në lëmine e mjekësisë, sportit dhe atë të politikës.
Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve pati dhe imami i xhamisë Ikre në qytetin e Thunit, Azir Aziri. Pos tjerash Aziri përkujtoi të pranishmit për sakrificën e dhënë nga populli ynë. Duke folur në këtë drejtim Aziri tha: „Ne jemi këtu sot për të kujtuar dëshmorët të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Të vazhdojmë të bashkuar amanetin e të parëve tanë, për të çliruar të gjitha tokat tona etnike“.
„Atëherë kur ishte nevoja, profesori lëshoi Universitetin e tij, mësuesi lëshoi shkollën e tij, tregtari braktisi tregun e tij, ndërsa bujku tokën e tij. Mërgimtarët u organizuan dhe u shndërruan në ikonë të çlirimit të Kosovës sonë. Ndërsa hoxhallarët braktisën xhamitë e tyre dhe kapën armët për të çliruan vendin. Çlirimi i Kosovës ishte pjesa më e vështirë, por jo dhe e fundit. Ne duhet ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë dhe të sigurt për banorët e saj, duke punuar dhe vepruar në vazhdimësi”, u shpreh mes tjera Imami i xhamisë Ikre, Azir Aziri.
Mbrëmja vazhdoi me këngë e me valle, sipas programit të paraparë nga nikoqiri i këtij organizimi, i cili si çdo vit ishte i qëlluar dhe i begatë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














