Futboll
Tifozët e Fenerbahçes kërkojnë rikthimin e Vedat Muriqit
Në zgjedhjet për të votuar ishin futbollistë si Edin Dzeko, Olivier Giround, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi
Tifozët e klubit turk, Fenerbahçe, kanë kërkuar rikthimin e futbollistit kosovar, Vedat Muriqi.
Një faqe e njohur e tifozëve të klubit turk “Fener Ajans” kishte shpërndarë një votim në twitter duke pyetur se cilin sulmues dëshirojnë ta transferojnë në Fenerbahçe.
Në zgjedhjet për të votuar ishin futbollistë si Edin Dzeko, Olivier Giround, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Në sondazh morën pjesë mbi 80 mijë votues, prej të cilëve mbi 30 mijë, apo 37.9 për qind prej tyre, e dëshironin transferimin e Muriqit te klubi i tyre i zemrës.
Ndërsa i dyti më i votuar ishte futbollisti i skuadrës së Chelsea-t, Giround me 29.3 për qind të votave, pasuar nga sulmuesi i Romës, Dzeko me 24.2 për qind, kurse në fund u rendit sulmuesi turk Burak Yilmaz me 9.6 për qind të votave.
Kujtojmë që Vedati kaloi momentet më të mira në karrierën e tij, pikërisht te klubi i Fenerbahçes, i cili luajti 29 ndeshje në sezonin 2019/20, prej të cilave shënoi 17 gola.
Më pas ai u transferua te skuadra italiane Lazio, për shumën e rreth 18 milion euro.
Për shkak të hapësirave të pakta që po gjen në Lazio, Muriqi me shumë mundësi do të largohet nga klubi italian dhe klubi i Fenerbahces mund të jetë opsioni ideal për të.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













