Futboll
Tifozët e Liverpoolit, në përkrahje të Shaqirit
Është raportuar më herët se për Shaqirin është duke shprehur interesim skuadra e Ligue 1, Monaco
Mesfushori ofensiv kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon të ketë përkrahjen e tifozëve.
Shaqiri së fundi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale në klub. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë stinor, dhe atë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të penalltive.
Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpoolit që nga atëherë, përfshirë dy në ligë dhe një për Superkupën e Evropës. Spekulimet për të ardhmen e tij në klub po vazhdojnë.
Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit, duke treguar shkathtësitë e tyre. Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.
Është raportuar më herët se për Shaqirin është duke shprehur interesim skuadra e Ligue 1, Monaco, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














