Lajme
Tifozet serbë shkaktojnë trazira në Bernë
Gjatë rrugës nga qendra e qytetit në stadium është raportuar për disa incidente, raporton albinfo.ch
Në Hodlerstrasse përpara Urës së Lorrenit u sulmuan disa persona nga tifozët serbë, siç njoftoi policia kantonale e Bernës në Twitter. Një oficer policie gjuajti disa të shtëna paralajmëruese. Situata është qetësuar më vonë, njofton policia dhe dëshmitarët okularë.
Pak kohë më vonë, një person u plagos në urën e Lorrenës. Ambulanca ishte mobilizuar. Hetimet për incidentin janë duke u zhvilluar, ka thënë policia.
Në lagjen Lorrene, tifozët serbë hodhën disa kanaçe të plota birre në një terracë të kafiterisë Café Kairo për shkak të një flamuri “LGBT”, raportoi një reporter nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Nuk ka asnjë informatë për personat e lënduar, përcjell albinfo.ch
Marshimi i tifozëve me rreth një mijë tifozë të “Red Star Beograd” përfundoi pak para orës 19 në “Stade de Suisse” në veri.
Fanmarsch durch die Berner Lorraine. Serbische Fans werfen Bierdosen in Richtung der Gartengäste des Café Kairo, weil dort eine LGBT-Fahne hängt. #CrvenaZvezda #ucl #bscyb (Rrr/Gegs) pic.twitter.com/CfM94lWsZD
— Zum Runden Leder (@zumrundenleder) August 21, 2019
Young Boys dhe Red Star Beograd garojnë këtë javë dhe javën tjetër në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të Futbollit . Ndeshja e parë u caktua këtë të mërkurë në mbrëmje në Bernë, ndeshja e dytë vjen të martën tjetër në Beograd , përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?











