Shqipëria
Tirana e gjelbër, më shumë se 100 mijë pemë të mbjella
Falë angazhimit të shumë qytetarëve, institucioneve, qindra bizneseve e donatorëve që iu bashkuan këtij aksioni, numri i pemëve të mbjella shkoi në 108.328
Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin e dhënë për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja deri në 21 mars.
Falë angazhimit të shumë qytetarëve, institucioneve, qindra bizneseve e donatorëve që iu bashkuan këtij aksioni, numri i pemëve të mbjella shkoi në 108.328.
I pranishëm në mbjelljen e pemëve të reja në liqenin e Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se për shkak të interesit të lartë dhe numrit të qytetarëve dhe të kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, aksioni për mbjelljen do të vijojë dhe për një muaj tjetër, përcjell albinfo.ch.
“Më informuan që kemi edhe 145 subjekte që ende nuk e kanë bërë donacionin e tyre. Duke parë motin, edhe faktin që ka ende shira dhe është ende freskët, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la për ditën e fundit të mbjellë pemët e veta. Për të gjithë ata që janë mërzitur nga fushata duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill, që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, u shpreh Veliaj.
Ai falënderoi të gjithë ata individë, organizata, institucione shtetërore, përfaqësi të huaja që u bënë pjesë e këtij projekti duke i dhënë qytetit më shumë gjelbërim, por duke kontribuar për një jetë më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












