Shqipëria
Tirana, e mbushur me plot atmosferë për festat e fundvitit
Kështu duket Tirana për festat e fundvitit
Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur atmosfera, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen, transmeton albinfo.ch.
Qyteti i Tiranës është zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.
Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas.
Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar të shtojë rrugët me ndriçim të ri dhe drita delikate.
“E ku ka më bukur sesa Tirana e festave! E ngrohtë, vezulluese, plot magji ngjyrash, që përçon veç dashuri. Uroj me zemër që ta kalojmë sa më shpejt këtë flamë e ta festojmë gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, është shprehur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. /Albinfo.ch







Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














