Lajme
Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës
Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një ndër vendet më të ndotura të Evropës.
Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në 6-mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.
Numbeo vlerëson se për 6-mujorin e këtij viti, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.
Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për të huajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të shpërngulen, përcjell albinfo.ch
Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnjë dhe Ukrainë, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër












