Shqipëria
Tirana, ndër qytetet më të shtrenjta në Evropë për blerjen e një banese
Në këtë listë të 293 qyteteve të botës, Tirana zë vendin e pestë në Evropë, pas Lisbonës, ku një familje do t’i duhen 19 vjet e 5 muaj për të blerë një apartament
Tirana vazhdon të renditet ndër qytetet më të shtrenjta të Evropës për blerjen e një banese.
Sipas të dhënave të agjencisë Numbeo për vitin 2024, për të blerë një apartament në kryeqytetin shqiptar, një familje duhet të punojë për 15 vjet e 3 muaj.
Ky vlerësim merr parasysh kombinimin e çmimit për metër katror dhe të ardhurave mesatare të familjeve, raporton Euronews, transmeton albinfo.ch.
Në këtë listë të 293 qyteteve të botës, Tirana zë vendin e pestë në Evropë, pas Lisbonës, ku një familje do t’i duhen 19 vjet e 5 muaj për të blerë një apartament. Pas Lisbonës, në renditje ndodhen Parisi dhe Spliti me 17.8 vjet, ndërsa Milano ka një periudhë prej 16.3 vjetëve për të përfunduar blerjen.
Të dhënat tregojnë një rritje të kohës së nevojshme për të përballuar blerjen e një prone në Tiranë. Në vitin 2023, qytetarët kishin nevojë për 17.5 vjet, ndërsa në vitin 2022 ky numër ishte 15.7 vjet. Kjo tregon një rritje të vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesës për apartamente në kryeqytet, ku ndërtimi ka qenë gjithashtu në rritje në vitet e fundit.
Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një banese në Evropë, me 20.2 vjet, dhe Tirana ndodhej në vendin e gjashtë të renditjes.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve














