Karriera në Ballkan
Tiranë, largohen nga puna 80 policë
Këtë vendim ministri i ri i rendit, Saimir Tahiri e mori pasi që vërtetoi se komplet efektivi i rrugëve është përfshirë në një skandal korrupsioni
Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shkarkoi nga detyra 11 oficerë dhe rreth 70 policë nga Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë. Këtë vendim ministri i ri i rendit, e mori pasi që vërtetoi se komplet efektivi i rrugëve është përfshirë në një skandal korrupsioni me autobartëse (merimanga).
Ministri i Brendshëm ia komunikoi këtë urdhër policëve rrugorë gjatë një takimi që pati në mesditë me ta.
Urdhri i Tahirit, siç raporton TCH, bazohej në një raport të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili ka hetuar Policinë Rrugore të Tiranës, nëse janë duke i respektuar apo jo standardet gjatë kryerjes së detyrës.
“Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 11 oficerëve dhe 77 policëve të rolit bazë, të cilët janë përjashtuar nga detyra dhe janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së qarkut Tiranë, në pritje të një vendimi të dytë për ta”, thuhet në raport.
Gjithashtu, ministri Tahiri urdhëroi anulimin e tenderit për shërbimin e karoatrecëve, duke përdorur si motiv shkeljet procedurale dhe ligjore, si dhe çmimet e larta të funksionimit. Siç ka thënë Tahiti, duke u bazuar në raportin e auditimit, çmimet kanë qenë shumë në krahasim me realitetin shqiptar.
“Në argumentimin e anulimit të tenderit thuhet se, çmimi është 4 mijë (rreth 30 euro) lekë më i lartë se gjobat për kundërvajtje administrative”, thuhet në raport
Për këtë vendim, ministri i Brendshëm, Saimir Thairi ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Bashkimi Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
“Ministri më foli për disa reforma që dëshiron të vërë në zbatim. Janë reforma mbresëlënëse dhe besoj se kanë për ta bërë policinë me efikase. Ministria e Brendshme luan një rol kritik për sa i përket një sërë prioritetesh për integrimin në BE, mes të cilave lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Sequi.
Ministri Tahiri ka një sfidë shumë të madhe përpara, por ai ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, tha ai.
Nga ana e tij, Tahiri shprehu bindjen në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Në një kohë të shkurtër ne jemi gati të tregojmë punën tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E sigurova ambasadorin për vendosmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin institucional, sidomos me Prokurorinë e Përgjithshme”, u shpreh Tahiri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













