Lajme
Tjetërsohet toka bujqësore
Nëse vazhdon më këtë ritëm të shkatërrimit, është shqetësuese, se Kosova në vitet e ardhshme do të mbetet pa tokë bujqësore
Shkatërrimi i tokës bujqësore në Kosovë është bërë fenomen shqetësues për autoritet kompetente dhe shoqërinë në përgjithësi, thonë përfaqësues të institucioneve.
Procesi i shkatërrimit dhe dëmtimit të tokës bujqësore, sipas tyre, paraqet problem shqetësues për sigurimin e ushqimit në të ardhmen.
Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë.
Nga kjo sipërfaqe, tokë bujqësore llogariten të jenë 577 mijë hektarë, nga e cila, rreth 500 hektarë shkatërrohen vetëm brenda një viti, ka deklaruar Idriz Gashi,shef i divizionit për tokë bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Koha Ditore.
Sipas tij, rajonet më të sulmuara nga ky fenomen janë përgjatë rrugës Prishtinë – Shkup.
Por, Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në Kuvendin e Kosovës, mohon shifrat e Ministrisë se Bujqësisë.
Ai thotë se mbi 1000 hektarë tokë bujqësore, brenda një viti në Kosovë, betonohet, shkatërrohen ose asgjësohen.
Hasani, madje e thotë se mbi tokën bujqësore po bëhet gjenocid, që nëse vazhdon më këtë ritëm të shkatërrimit, është shqetësuese, se Kosova në vitet e ardhshme do të mbetet pa tokë bujqësore.
Edhe ekspertë të bujqësisë, pohojnë se deri në fund të kësaj dekade, Kosova do të ketë krizë në sigurimin e ushqimit, nga degradimi i tokës bujqësore.
Për këtë, Xhevdet Elezi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, kërkon nga autoritetet kompetente një kujdes më të vëmendshëm ndaj tokës bujqësore
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












