Lajme
Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Diar Statovci ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai diplomoi në mesin e 235 kadetëve britanikë dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të botës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke i uruar sukses në karrierën ushtarake.
“Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona”.
“Shumë urime nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake. Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj”, ka shkruar Mehaj.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













