Gjuha
“Toka Jonë”, kamp për të rinjtë e diasporës
Udhëtimi më i bukur është ai që të dërgon për në shtëpi…’Njihuni me bashkëmoshatarët tuaj, vizitoni vendet më të bukura të Kosovës, zhvilloni aftësitë e juaja me aktivitete të ndryshme
Nga 25 deri më 30 korrik në Parkun Gërmia organizohet një kamp pushimi e argëtimi për të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria. Kampi do t’i ketë rreth 50 pjesëmarrës, ku 30-35 prej tyre parashihen të jenë nga shtetet e ndryshme të Diasporës, dhe 15-20 nga Kosova dhe Shqipëria të grup moshës 15-17 vjeç.
Ky projekt ka për synim krijimin dhe thellimin e lidhjeve të gjeneratave të reja të Diasporës me Kosovën, përmes programeve që do të ju ofrojnë atyre mundësinë për t’u njoftuar në mënyrë interaktive me natyrën, kulturën, historinë dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Ky projekt organizohet nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me OJQ-në TOKA, si dhe me përkrhaje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
ÇKA ËSHTË “TOKA JONË”?
Kamp në të cilin të rinjtë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova do të kenë mundësi të njohin më mirë njëri—tjetrin dhe të kalojnë një javë të paharruar me eksperienca të ndryshme. MOSHA? 15—17 vjeç.
PROGRAMI? Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të kënaqen përmes: — Aktiviteteve socializuese; — Edukimit joformal; — Vizitave njohëse të kulturës, monumenteve dhe bukurive natyrore; — Aktiviteteve sportive—si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin; — E shumë të tjera!
SA KUSHTON?
Hiç!
Vetëm aplikoni këtu deri më 15 korrik 2016 dhe ejani në Parkun Gërmia. Kandidatët që aplikojnë deri me 15 qershor do të ju ofrohet mundësia që ta ftojnë një mik/kushëri në kamp. Kjo e gjitha duke i’u falënderuar Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Arsimit Shkences dhe Teknologjisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim—TOKA. Për informata shtesë, vizito www.toka-ks.org/diaspora Ky projekt realizohet nga Ministria e Diasporës, Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës dhe Org
Udhëtimi më i bukur është ai që të dërgon për në shtëpi…’
Njihuni me bashkëmoshatarët tuaj, vizitoni vendet më të bukura të Kosovës, zhvilloni aftësitë e juaja me aktivitete të ndryshme.
Kur: 25 – 30 korrik 2016
Ku: Parku Gërmia, Prishtinë
Çka: Sport, këngë, aktivitete në natyrë, adrenalinë, shoqërim, vizita…
Kush: Ky kamp është i hapur për të gjithë të rinjët 15-17 vjeç nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke e plotësuar formularin në këtë faqe.
për çdo pyetje shtesë na kontaktoni në [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Korrik 2016
- Ora00:00
- Data e përfundimit25 Mars 2026 - 5:38
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












