Lajme
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër
Filmi shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Shqipërisë në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër të shtunën nisi serinë e aktiviteteve kushtuar 𝟖𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë me një ngjarje të veçantë në Lozanë, e bashkorganizuar me shoqatën “Swiss Albania Event”, të drejtuar nga Aina Hoti. Ky ishte aktiviteti i parë nga katër që do të zhvillohen në disa kantone të ndryshme të Zvicrës gjatë këtij viti jubilar.
Gjatë aktivitetit u shfaq 𝐟𝐢𝐥𝐦𝐢 klasik shqiptar “𝐓𝐨𝐦𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒s𝐡𝐨𝐤ë𝐭 𝐞 t𝐢𝐣”, i cili përcjell mesazhin e guximit dhe rezistencës së brezit të ri shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të vizitojnë një 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞, që ndriçon rolin dhe kontributin e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe vendimtare.
Në këtë ngjarje morën pjesë anëtarë të diasporës shqiptare dhe qytetarë zviceranë nga pjesa frankofone, duke krijuar një moment të veçantë bashkimi dhe reflektimi. Ambasada shqiptare në Zvicër u përfaqësua nga Sekretari i Parë, Valon Gashi, i cili falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe interesin ndaj historisë dhe kulturës shqiptare.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord






















