Shqipëria
Topalli akuzon Bashën se e shiti partinë
Ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar që në mënyrë urgjente të reformohet Partia Demokratike ose të krijohen forca të reja politike.
Në një intervistë për “Panorama”, ajo e sheh situatën në vend si dramatike, pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre, përcjell albinfo.ch.
Topalli tha se njerëzit e kanë humbur tashmë besimin te Basha, pasi ky i fundit e shiti PD-në për disa drejtori dhe për 14 milionë euro.
“Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës është shumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën e shiti PD-në për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha kryeministri më pas”, u shpreh Topalli.
Topalli vazhdon më tej duke thënë se sot në Shqipëri nuk qeveris as PD dhe as PS, por oligarkët dhe bandat kriminale.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













