Kuriozitete
Torta më e madhe vegane në botë
orta peshoi në fund 462.4 kilogramë dhe ishte tërësisht pa asnjë lloj produkti nga kafshët
Ylli suedez i YouTube-t, Therese Lindgren, dhe ekipi i saj kanë gatuar me sukses tortën vegane më të madhe në botë.
Torta peshoi në fund 462.4 kilogramë dhe ishte tërësisht pa asnjë lloj produkti nga kafshët.
Rekordi u thye në një kuzhinë të një shkolle vegjetariane në Stockholm.
Gjatë punës, për një moment skuadra u frikësua se nuk ka përbërës të mjaftueshëm për të kompletuar rekordin.
“Kur kishim gatuar tre çerekët e tortës, e kuptuam se na duhet më shumë jogurt dhe bollgur. Pas disa sekondash në panik, vendosëm që të mos dorëzoheshim. U mblodhëm bashkë dhe thirrëm miqtë që të na ndihmojmë dhe arritëm punën me sukses të plotë”, ka shpjeguar Lindgren, transmeton Albinfo.ch.
Receta për këtë torte përmbante 44.5 kilogramë sheqer, 3.56 kilogramë miell, 62.3 kilogramë bollgur dhe 89 kilogramë jogurt. Torta më pas u mbulua me krem prej 26.7 kilogramësh dhe 35.6 kilogramë dredhëzash – në mesin e shumë produkteve të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=10eNggVdfrQ
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta











