Futboll
Tottenhami dhe Lazio, afër ofertës për Vedat Muriqin
Dy ekipet e njohura evropiane, ajo angleze, Tottenham dhe ajo italiane, Lazio, janë shumë afër të propozimit të ndonjë oferte për lojtarin e Kosovës, Vedat Muriqin.
Këto dy ekipe janë bindur se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të jetë përforcim i madh gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga mediumet e huaja sportive, skautët e Tottenhamit dhe Lazios ishin të pranishëm në Prishtinë për ta përcjellë Muriqin nga afër në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi që u luajt të hënën.
Muriqi shënoi njërin prej golave në fitoren 2:0 të Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.
Thuhet se skautët e të dy ekipeve kanë mbetur të kënaqur me atë çfarë tregoi Muriqi në fushë dhe tashmë priten ofertat zyrtare për Fenerbahçen, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv











