Lajme
Tradita të veçanta të Vitit të Ri nëpër botë
Festa e Vitit të Ri, në pjesë të ndryshme të botës pritet me tradita të ndryshme, me disa më të njohura se të tjerat.
Nga sfera dhe rënia e saj në një ndër sheshet më të famshme në botë, në Times Square tek qepët e varura, këtu gjeni disa nga mënyrat sesi e presin vende të ndryshme vitin e ri, përcjell albinfo.ch.
Në New York që nga viti 1907 ky moment pritet me rënien e sferës që shoqëron numërimin mbrapsht, traditë që thuhet se lidhet me historinë e përdorimit të një topi në një shtyllë për të njoftuar kapitenët e anijeve për kohën, çka daton që nga 1800-ta.
Në Skoci, nata e ndërrimit të vitit lidhet me Hogmanay, apo këmba e parë, siç e quajnë vendasit, që i referohet personit të parë që shkel në shtëpinë e dikujt pas mesnatës. Vizitori i parë atje duhet të jetë një mashkull i gjatë, me flokë të errët që sjell copa qymyri, bukë, kripë dhe uiski.
Në anën tjetër, në Japoni, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë në natën e Vitit të Ri, për shkak se në Budizëm, besohet se ekzistojnë 108 lloje të dëshirave tokësore dhe çdo goditje e ziles do të heqë një dëshirë. Tradita quhet Joya no Kane. “Jo” do të thotë “të flakësh të vjetrën dhe të kalosh tek e reja” dhe “Ya” do të thotë “natë”, sipas Japan Today.
Në Greqi, shumë familje shkojnë në kishë ditën e Vitit të Ri e pas shërbesës, varin qepë në dyer ose në shtëpitë e tyre si simbol i shëndetit të mirë, pjellorisë dhe jetëgjatësisë.
Ndërkohë, shumë gjermanë dhe disa evropianë të tjerë, e kanë kthyer në traditë të shohin të njëjtën komedi britanike bardhë e zi nga vitet 1960, mbi një shërbyes që i shërben punëdhënësit të tij 90-vjeçar dhe mysafirëve të saj imagjinarë të vdekur, në natën e Vitit të Ri.
Filipinasit mbushin xhepat me monedha ose i lënë nëpër tryeza, që të tërheqin fatin e mirë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish












