Lajme
Tragjedi në bregdetin shqiptar: tre pushues humbin jetën
Sipas policisë shqiptare, dallgët e larta të detit kanë qenë shkaktarë që çuar në vdekjen e dy pushuesve në Velipojë. Edhe një pushues nga Kosova humbi jetën në Ksamil
Deti i Adriatikut dhe ai i Jonit vetëm brenda dy ditëve të fundit kanë marrë tri jetë njerëzish, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria, ndërsa rrezikut për jetë i kanë shpëtuar disa të pushues të tjerë falë ndërhyrjes së policisë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Velipojë dhe në Ksamil.
Sipas medieve shqiptare, dallgët e larta të detit Adriatik, për shkak të përkeqësimit të motit, kanë qenë shkaktarë që çuar në vdekjen e Adnan Halimit, 50 vjeç nga Ferizaj dhe Myfit Paçramit, 56 vjeç banues në Shkodër.
Sipas policisë shqiptare, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik, pasi vetëm pas ndërhyrjes së pushuesve kanë mundur të shpëtojnë, Bardhyl Alija, 25 vjeç, nga Kosova, Viktor Arina, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të komunës së Shkodrës dhe Andi Liçna, 25 vjeç, banues ne Velipoje.
Të tre pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Velipojë janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton “Panorama”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë. Paraprakisht mendohet se dallgët e forta si pasojë e motit të keq, kanë shkaktuar edhe mbytjen e pushuesve.
Ndërkaq një pushues tjetër nga Kosova humbi jetën dy ditë më parë në bregdetin e Ksamilit në Shqipërinë e Jugut. Mësohet se viktima ka humbur jetën menjëherë sapo ra në kontakt me ujin.
Sipas të dhënave te policisë, viktima është i moshës 28-29 vjeç dhe dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Sarandës, për t’iu nënshtruar autopsisë. Ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











