Lajme
Tragjedi në Gjevgjeli, tre refugjatë mbyten në lumë
Refugjatët kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin "Suva Reka", informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren
Tre refugjatë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë shpëtuar gjatë përpjekjes së tyre për të kaluar në Maqedoni nga Greqia. Refugjatët kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Suva Reka”, informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren.
“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, e cila nuk jep detaje të tjera.
Organizatat joqeveritare informojnë se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në të cilin dy burra dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore, raporton AlsatM.
Në anën tjetër, mijëra emigrant kanë kaluar edhe një natë në shi dhe të ftohtë në zonën kufitare Greqi- Maqedoni. Ata jetojnë në kushte të tmerrshme. Më të prekur janë mijëra fëmijë, të cilët kanë mbetur në kampe pas bllokimit të kufirit dhe ashpërsimit të masave ndaj refugjatëve, të cilëve u është mbyllur rruga nëpër Maqedoni për të arritur në Evropë. Shumë emigrant presin në radhë për ushqime, ilaçe, veshmbathje dhe këpucë.
Refugjatët të revoltuar thonë se të kota janë këpucët që marrin kur dihet se nuk mund ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.
“Na japin këpucë, por nuk na e hapin rrugën për të vazhduar më tej. Për shkak të reshjeve gjithçka është përmbytur dhe lufta më e madhe këtu bëhet për këpucë të thata. Ndërsa njëjtë situate është me ushqimin, duhet të luftosh për ta marrë”, deklarojnë mediet duke cituar refugjatët.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku -
Zviceranët po udhëtojnë më pak në SHBA, biletat e avionëve po bëhen më të lira -
Zvicra nuk do të lirojë ende rezervat e naftës, thotë presidenti












