Maqedonia
Tragjedi në Tetovë: Mjekja thirret për intervenim, gjen të vdekura vajzën dhe mbesën në shtëpinë e tyre
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë tronditur Tetovën në orët e pasdites së sotme.
Raportohet se një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur të vdekura në Sllatinë të Tetovës.
Ndërkohë mjekja në Tetovë, e cila është thirrur për intervenim urgjent në fshatin Sllatinë, ka gjetur pa shenja jete pikërisht bijën e saj dhe mbesën.
Burri i të ndjerës dhe djali i saj i mitur, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e vdekjeve, ndërsa në raportin e policisë thuhet se burri i gruas, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.
“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh. (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











