Shqipëria
Tragjike: 3 fëmijë dhe nëna nxirren pa shenja jete, të përqafuar me njëri-tjetrin
Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin
Shtohet tragjedia për familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, teksa nga kjo familje janë nxjerrë trupat e pajetë të katër personave.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se në rrënojat e familjes Lala janë gjetur katër trupa të pajetë.
Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë, Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio, 6 vjeç dhe nëna Marjeta, 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga vende të ndryshme.
Për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, kanë punuar forcat greke dhe të tjera të huaja, që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira.
Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 47. Ndërsa, raportohet se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë lënduar mbi 790 persona.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











