CH-Ballkani
Tragjike: Katër persona vdesin në bregdetin e Vlorës
Tre persona kanë vdekur në Zvërnec, kurse një në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Që të gjithë ishin duke bërë plazh
Tre persona kanë humbur jetën të shtunën në Zvërnec të Vlorës, kurse një në Ujin e Ftoftë në Vlorë. Që të gjithë ishin duke bërë plazh, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare ka identifikuar të tre personat që kanë vdekur në Zvërnec, që janë nxjerrë nga uji.
Tre personat që kanë vdekur në Zvërnec janë: Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Sipas dëshmitarëve, Manuela Maraj dhe Xhoana Cani kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur ekuilibrin për shkak të dallgëve të mëdha. E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Maqedonia. Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur. Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë, raporton “TCH”.
Po ashtu në Vlorë gjatë mëngjesit, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. 14-vjeçari Endri Bejkotaraj, nga Vlora ka rrezikuar të mbytej, dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas ndërroi spitali konfirmoi se ndërroi jetë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale









