Sport
Trajneri i Anglisë: Duhet të jeni krenarë me Kosovën
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se duhet të jeni krenarë me ekipin e Kosovës.
Mbrëmë Kosova është mundur nga Anglia me rezultat 5:3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, që u zhvillua në Southampton.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas ndeshjes e analizoi këtë paraqitje të ekipit të tij, por nuk harroi t’u thurte lavde edhe djemve të Challandes, shkruan TeleSport.
“Ishte super atmosferë! Kosova e bëri atë që mendoja që do ta bënte përpara ndeshjes. Na ushtruan presion dhe na detyruan të mbroheshim! E dija këtë që përpara se të luanim, i kisha parë”.
“Por, gjithashtu e kemi ditur që do të kemi hapësirë për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për t’u përmirësuar”.
“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmoj Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”.
Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.
“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi, mund të kualifikoheni nga play –off i Ligës së Kombeve”.
“Duhet të jeni krenarë me këtë ekip, Kosovën”, ka thënë Southugate, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç Këshilli Kombëtar miraton 100 milionë franga për kujdesin ditor të fëmijëve... -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër













