Futboll
Trajneri i Kosovës optimist para dueleve në Ligën e Kombeve
“Edhe pse në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar shumë gola, tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani, të cilët kanë shkëlqyer me klubet e tyre dhe shpresojmë që këtë formë ta sjellin edhe në kombëtare”, tha Foda
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e tij të parë për shtyp para fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, theksoi se ekipi dardan është i motivuar dhe në formë të jashtëzakonshme për ndeshjen e parë kundër Rumanisë.
“Jemi shumë të motivuar dhe të lumtur për ndeshjen e parë në shtëpi. Të gjithë lojtarët janë në formë jashtëzakonisht të mirë, dhe kjo na jep shumë mundësi për të zgjedhur formacionin më të mirë. Edhe pse në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar shumë gola, tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani, të cilët kanë shkëlqyer me klubet e tyre dhe shpresojmë që këtë formë ta sjellin edhe në kombëtare”, tha Foda, raporton FFK, transmeton albinfo.ch.
Duke folur për talentet e rinj të grumbulluar në kombëtare, Foda theksoi potencialin e Eliot Bujupit dhe Albion Rrahmanit. “Eliot Bujupi është një lojtar i ri, por me aftësi të jashtëzakonshme për shënimin e golave. E kemi ndjekur nga afër dhe ai ka treguar lojëra të shkëlqyera në dy ndeshje. Për këtë arsye e kemi ftuar që të jetë pjesë e ekipit dhe të përshtatet” tha ai.
“Albioni është një lojtar shumë i talentuar. Ai ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke kaluar te Sparta Praga dhe tani është momenti që të dëshmojë vlerat e tij edhe në kombëtare”, shtoi Foda.
Sa i përket formacionit për ndeshjen kundër Rumanisë, Foda u shpreh se do të jetë fleksibil duke pasur parasysh aftësitë dhe formën e lojtarëve. “Kemi shumë opsione në ofensivë, duke përfshirë Muriqin, Asllanin, Bujupin, Albionin dhe Rashicën. Gjithçka do të varet nga stërvitjet e ardhshme dhe se si do të paraqiten lojtarët,” tha ai.
Në lidhje me objektivat e ekipit, Foda nuk ngurroi të thotë se qëllimi është fitimi i grupit: “Qëllimi ynë kryesor është të fitojmë ndeshjen e parë. Sigurisht, dëshirojmë të jemi favoritë dhe të fitojmë çdo ndeshje për të përfunduar të parët në grup”, tha ai.
Dardanët do të luajnë kundër Rumanisë dhe Qipros, më 6, respektivisht 9 shtator.
Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, ku përpos Rumanisë e Qipros do të përballet edhe me Lituaninë.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













