Futboll
Trajneri i Moldavisë: Kosovën e shoh favorite në grup
Trajneri i Moldavisë, Engin Firat befason me deklaratën për Kosovën pas shortit në Ligën e Kombeve
Trajneri i Moldavisë, Engin Firat i ka thënë dy fjalë për shortin e Ligës së Kombeve që u mbajt sot në Amsterdam.
Tekniku, Engin Firat tha se do të jetë një grup i vështirë dhe se Kosovën e sheh si favorit të saj, por nuk harroj të përmend edhe dy kombëtaret e tjera si Sllovenin dhe Greqinë që janë në nivel të lartë.
“Është grupi më i fortë, të gjitha ndeshjet do të jenë të forta. Nëse ka një favorit, atëherë do të jetë Kosova që ka luajtur mirë kohët e fundit. Por edhe Greqia e Sllovenia janë kundërshtarë të fortë.
Ndërkaq, ai shkon më tutje ku tha se Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Moldavisë nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën, pasi kanë probleme politike.
“Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Firat, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














