Lajme
Një traktat global, i nevojshëm për të mbrojtur shtetet nga pandemitë
Më shumë se 20 liderë botërorë kanë bërë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme.
Udhëheqësit, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, thanë se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton The Guardian, transmeton Albinfo.ch.
Nuk është çështje nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, kanë shkruar ata.
Liderët në këtë artikull të përbashkët kanë thënë se pandemia e COVID-19 ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.
Udhëheqësit thonë se për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore.
Nënshkruesit, ndër të cilët është edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë se “në atë kohë, pas shkatërrimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u bashkuan për të fuqizuar sistemin shumëpalësh”.
“Qëllimet ishin të qarta: të bashkohen vendet, të largohen prirjet drejt izolimit dhe nacionalizmit si dhe të adresohen sfidat që mund të arriheshin së bashku në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit për paqen, prosperitetin, shëndetin dhe sigurinë”, ka thënë liderët botërorë.
Ata theksojnë se në të njëjtën frymë, vendet duhet “të jenë më të përgatitura për të parashikuar, parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë shumë të koordinuar”.
Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për njoftimin e njerëzve për pandemitë e mundshme, thonë ata, duke shtuar se pakti gjithashtu do të përmirësonte ndarjen e të dhënave dhe shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.
“Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm”, kanë thënë ata.
Koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19 u paraqit për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë vendet në botë kanë marrë masa të ashpra izolimi për të parandaluar përhapjen e tij. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në të gjithë botën janë infektuar 127.643.380 njerëz, prej të cilëve 2.792.005 kanë vdekur.
Shifrat besohet të jenë më të larta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











