Kosova
Austri: Transportonte pa leje 33 dema me kamion, ndalohet kosovari
Shoferi raportohet për disa shkelje të Aktit të Automjeteve dhe Aktit të Transportit të Mallrave, si dhe rregulloreve për drejtimin dhe kohën e pushimit
Një transport pa leje i kafshëve është ndaluar gjatë kontrolleve përgjatë autostradës austriake autobahn Nord/Weinviertel (A5) pranë lokalitetit Gaweinstal (rrethi Mistelbach). Kamioni i ngarkuar me 33 dema, të mërkurën po udhëtonte nga Çekia për në Kosovë, transmeton albinfo.at. Shoferi 36-vjeçar nuk ishte në gjendje të tregonte ndonjë leje transporti mallrash për në Austri.
Gjithsej 48 kallëzime janë bërë pas inspektimit të transportit në fjalë të kafshëve kur policia e autostradës ka parë nga afër shoferin kosovar dhe kamionin e tij të bërë “për skrap”.
I janë konfiskuar përkohësisht targat dhe certifikata e regjistrimit. Sipas një komunikate të së premtes, shoferi kosovar do të paditet.
Për shkak të shpërthimit të sëmundjes Afta Epizootike (sëmundje e kafshëve FMD) në Sllovaki dhe Hungari, transporti synonte të ndiqte rrugën përmes Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë për në Kosovë, tha policia. Gjatë kontrollit në pikën e kontrollit të qarkullimit rrugor Schrick, në automjet janë zbuluar defekte të shumta, shkruan kurier.at.
Janë manipuluar periudhat e pushimit të shoferit
Ndër të tjera, njëra nga gomat e gjysmërimorkios ishte e dëmtuar deri në pëlhurë, si dhe ishte grisur edhe korniza kryesore. Përveç kësaj, shoferi thuhet se ka manipuluar regjistrimin e periudhave të pushimit – në fakt, aty figuron se ka qenë duke vozitur më pak se tre orë brenda rreth 24 orëve, përcjell albinfo.at. Me urdhër të veterinerit zyrtar demat janë ngarkuar sërish.
Shoferi raportohet në Autoritetin e Qarkut Mistelbach për disa shkelje të Aktit të Automjeteve dhe Aktit të Transportit të Mallrave, si dhe rregulloreve për drejtimin dhe kohën e pushimit.
Ai duhej të depozitonte një depozitë të përkohshme sigurie prej 5,320 euro. Përveç kësaj, 36-vjeçari është denoncuar në prokurorinë publike të Korneuburg-ut me dyshimin për falsifikim të provave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










