Integrimi
Tre breza të shqiptarëve në Zvicër: Dikur krahë pune, e sot…?
Historia e tre brezave shqiptarë në Zvicër është një histori e përbashkët e sakrificës, përpjekjeve dhe suksesit
Në fillim të viteve 60-të qindra shqiptarë të Kosovës u nisën me trena në drejtim të Zvicrës, në një udhëtim të shpresës në një vend të panjohur.
Mbi 60 vjet më vonë në shtetin helvetik jetojnë afro gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ndërkohë janë krijuar mijëra lidhje ndërnjerëzore mes vendeve. Tashmë po flitet për brezin e tretë apo edhe të katërt të shqiptarëve të Zvicrës, derisa arritjet e tyre prekin të gjitha sferat në atdheun e tyre të dytë.
Shqiptarët shkruan historinë vitin e kaluar me Islam Alijaj, i cili zgjidhet deputet i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës.
Pos politikës, shqiptarët shënuan suksese edhe në fusha të tjera, nëpër spitale, banka dhe korporata të mëdha zvicerane.
Kombëtarja e futbollit ka shënuar shpesh me futbollistët shqiptarë historinë e futbollit helvet në kampionate të ndryshme evropiane dhe botërore.
Derisa shqiptarët në Zvicër shpesh kanë përjetuar edhe raste të diskriminimit. Por me kohë, gjërat kanë ndryshuar. Një brez i ri i shqiptarëve tani janë storje suksesi në shtetin helvetik, por gjithmonë mirënjohës me prindërit e tyre të brezit të parë dhe dytë, të cilët ruajtën të fortë urën lidhëse me vendlindjen.
Sido që të jetë, emigracioni shqiptar në Zvicër është një fenomen me një histori të pasur dhe komplekse, që përfshin tre apo katër breza.
Çdo brez ka karakteristikat dhe sfidat e veta, të cilat janë të lidhura ngushtë me kontekstet historike, politike dhe ekonomike të kohës.
Historia e tre brezave shqiptarë në Zvicër është një histori e përbashkët e sakrificës, përpjekjeve dhe suksesit.
Çdo brez ka dhënë kontributin unik në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të integruar në shoqërinë zvicerane.
Këto përvoja të ndryshme dhe të pasura pasqyrojnë dinamikën dhe kompleksitetin e emigracionit shqiptar, duke ofruar mësime të vlefshme për të ardhmen e bashkëjetesës dhe integrimit në një vend si Zvicra.
Me këtë edicion të magazinës albinfo.ch synojmë të hedhim dritë rreth tre brezave të shqiptarëve në Zvicër, duke i analizuar motivet, përvojat dhe kontributet e tyre në shoqërinë zvicerane.
Ose të paktën po nisim debatin për t’i gjetur shqiptarët e parë nëpër kantonet e ndryshme zvicerane.
Magazina Albinfo.ch ka portretizuar disa prej tyre.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch Online&Print
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










