Integrimi
Tre kandidatët shqiptarë nuk arrijnë të sigurojnë vend në Parlamentin e Kantonit
Në mesin e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kantonit të Neuchatelit kanë qenë edhe tre shqiptarë: Belul Bajrami-Neuchatel, Alban Gashi-Boudry dhe Argur Gashi-La Chaux-de-Fonds.
Asnjëri prej tyre, nuk ka arritur të sigurojë vota të mjaftueshme për të kaluar, shprehet në një postim të tij në facebook njëri nga tre kandidatët, Belul Bajrami. “Por, rrugëtimin tonë për suksese s’do ta ndalim me këtë humbje”, shkruan ai më tej.
Bajrami është kryesues i Asamblesë komunale të komunës La Tène.
Duhet theksuar se të tre kandidatët me prejardhje shqiptare i takojnë Partisë Socialiste.
Votuesit e tij dhe ata që nuk e kanë votuar kësaj here i ka falënderuar edhe kandidati i ri Argur Gashi, i cili në postimin e tij në facebook shkruan se ka fituar 1458 vota, të cilat sigurisht, nuk kanë mjaftuar për t`i siguruar një vend në Parlamentin e Kantonit Neuchatel.
Në zgjedhjet për Parlamentin dhe Qeverinë e Kantonit që u mbajtën të dielën në Neuchatel (Neuenburg), e djathta ka arritur ta ruajë epërsinë në parlament, ndonëse me 3 deputetë më pak se që ka pasur deri në këto zgjedhje. Tash, raportet në mes të deputetëve të djathtë dhe atyre të majtë janë 58 me 57 në Parlamentin prej 115 deputetësh.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











