Shkurt.ch
Tre projekte për më shumë siguri në zonën Schengen
Zvicra do të forcojë bashkëpunimin e saj për sigurinë dhe migracionin, me shtetet Schengen
Ky forcim përfshin, në veçanti, zhvillimin e sistemit informativ të Schengenit (SIS): Regjistrimi i terroristëve të dyshuar në sistem tani do të jetë i detyrueshëm, informon Albinfo.ch.
Përveç kësaj, kontrolli parandalues i hyrjeve në zonën Schengen do të përmirësohet. Në mbledhjen e 13 shkurtit 2019, Këshilli Federal i vendosi këto dy projekte në konsultim. Ai gjithashtu miratoi mesazhin për pjesëmarrjen e Zvicrës në agjencinë evropiane përgjegjëse për menaxhimin operativ të bazave të të dhënave në Schengen/Dublin.
Bashkëpunimi i ngushtë që ka mbajtur me shtetet europiane për gati një dekadë në çështjet e sigurisë dhe azilit, është i një rëndësie të madhe për Zvicrën. Në veçanti, SIS është bërë një mjet i domosdoshëm për forcën e policisë dhe gardës kufitare: Ai lehtëson punën e tyre dhe rrit sigurinë kombëtare.
Bëhet fjalë për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Kështu, do të jetë e detyrueshme – dhe jo më fakultative – të regjistrohen në SIS për qëllime të kërkimeve sekrete, persona të dyshuar për lidhje me aktivitetet terroriste. Që nga sulmet terroriste të vitit 2015, shtetet anëtare e kanë përdorur këtë masë gjithnjë e më shpesh. Të gjithë personat e identifikuar si potencialisht të rrezikshëm në natyrën e terrorizmit do të jenë të dukshëm në të ardhmen, në SIS.
Përveç kësaj, mund të kryhen raportime parandaluese për personat veçanërisht të prekshëm, për shembull për fëmijët që mund të rrëmbehen nga njëri nga prindërit ose për viktimat e martesës së detyruar ose të trafikimit me qenie njerëzore. SIS-i i optimizuar duhet gjithashtu të mundësojë një zbatim më të mirë të vendimeve të kthimit të shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë ilegalisht në zonën Schengen.
Si një shtet e asociuar e Schengenit, Zvicra mori pjesë në diskutimet mbi dy rregulloret për zhvillimin e SIS dhe ishte në gjendje të paraqiste pozicionin e saj.
Zvicra gjithashtu dëshiron të zbatojë dhe të përdorë sistemin europian të informacionit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS), një sistem të automatizuar të identifikimit të rrezikut për shtetasit e vendeve të treta që përjashtohen nga kërkesat për viza, të cilët shkojnë në zonën Shengen. ETIAS ofron një kompromis të balancuar për të siguruar lëvizshmërinë duke rritur sigurinë. Paravendosjet do të lehtësojnë hyrjen ligjore në zonën Schengen si pjesë e programeve pa viza. Zvicra, si shtet anëtar i Schengenit, ka qenë gjithashtu e përfshirë në punën e dizajnit të ETIAS. Në mbledhjen e 13 shkurtit 2019, Këshilli Federal i vuri këto dy projekte në konsultim deri më 20 maj 2019.
Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Federal miratoi mesazhin për aranzhimin plotësues në lidhje me pjesëmarrjen e Zvicrës në agjencinë për menaxhimin operativ të bazave të të dhënave Schengen/Dublin “eu-LISA”, një tkurrje e “European Union – Large Scale Information Systems Agency”. Falë kësaj marrëveshje, Zvicra do të jetë në gjendje të marrë pjesë plotësisht në aktivitetet e kësaj agjencie.
Të drejtat e pjesëmarrjes të fituara nga Zvicra shkojnë përtej të drejtave të pjesëmarrjes që i janë dhënë nga marrëveshjet e asistencës Schengen dhe Dublin, pasi që në raste të caktuara përfaqësuesit zviceranë mund të marrin pjesë në vendimet (të drejtën për të votuar).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














