Kosova
Tri raste të dhunës në familje në ditën e fundit të vitit në Kosovë
Tre persona të arrestuar, e më pas njëri prej tyre është liruar për dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë, në ditën e fundit të vitit 2023 tri gra kanë raportuar se kanë pasur dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Po ashtu në kryeqytet një grua ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit viktima është dërguar te familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Koha.net
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











