CH-Ballkani
Tre shqiptare arrestohen në Itali
Ata akuzohen për shpërndarje të substancave narkotike
Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e carabinierëve kanë rënë shtetasit e iniciale A.P, i datëlindjes së vitit 1991 dhe D.B., i datëlindjes së vitit 1990.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një shumë prej 800 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Gjithashtu mediat bëjne me dije se në një tjetër operacion në L`Aquila, karabinierët arrestuan një të ri tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është autor i shitjes së dozave të kokainës, njofton Abc News, përcjellë albinfo.ch.
Të riut i janë sekuestruar materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe 900 euro që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.
Ndërkohë bëhet me dije se pas përfundimit të procedurave shqiptarët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











