Lajme
Tre të arrestuar për krime lufte
Sipas njoftimit të Policisë të arrestuar janë vëllezërit Rrustem dhe Hetem Geci si kushëriri i tyre, Sabit Gecit
Tre persona nga rajoni i Skenderajt, ish-gueril të UÇK-së, janë arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin për krime të luftës. Ata janë arrestuar të enjten në Llaushë dhe në Prishtinë, ndërsa të premten pasdite pritet që t’i jepet masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga gjykatësi paraprak.
Sipas njoftimit të Policisë të arrestuar janë vëllezërit Rrustem dhe Hetem Geci si kushëriri i tyre Sabit Gecit. Sipas njoftimit nga Skenderaj, hetuesit e EULEX-it të mbështetur edhe nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës, kanë bastisur shtëpitë e tyre.
Tre të arrestuarit kanë qenë ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa dy vëllezërit, Hetem e Rrustem Geci kanë qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa Sabit Geci, ka qenë ish pjesëtar i Trupave të Mbrojtës së Kosovës, pas shpërbërjes së kësaj trupe ka punuar në PTK.
Ky arrestim për krime lufte, ka ngjallë reagime të shoqatave luftës. “Ne kërkojmë nga EULEX-i që t’i lirojë tre të arrestuarit, sepse edhe deri më tash është dëshmuar pafajësia e të gjithë atyre që u morën dhe u arrestuan. Ata janë të pafajshëm krejtësisht”, thuhet në një reagim të shoqatave të luftës së UÇK-së.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











