Lajme
Tri të katërtat e popullatës në botë, me telefona mobilë
Pothuajse tri të katërtat e personave mbi dhjetë vjeç në botë kanë telefona mobilë, përmes të cilit kanë qasje në internet, por pothuajse një e treta nuk kanë qasje në të, njoftoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara.
“Telefonat mobilë janë mënyra më e zakonshme për të pasur qasje në internet, kështu që përqindja e njerëzve që zotërojnë një të tillë shërben si tregues për disponueshmërinë e tij”, shkruan Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (UIT) në raportin e tij vjetor.
Megjithatë, jo të gjithë pronarët e telefonave mobilë kanë qasje në rrjet, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, ku interneti me rrjet të gjerë shpesh është shumë i shtrenjtë.
Sipas të dhënave të UIT, 95 për qind e njerëzve në vendet e pasura kanë një telefon mobil, ndërsa 49 për qind në vendet më të varfra e kanë atë.
Qasja në internet po zgjerohet, por jo aq shpejt, pas një rritjeje gjatë pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve, që detyruan qindra miliona njerëz të punojnë ose të studiojnë në online.
Është vlerësuar se 5.3 miliardë njerëz, ose 66 për qind e popullsisë së botës, përdorin internetin sot. Pothuajse të gjithë ata që nuk janë të lidhur janë në vendet më të varfra.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











